Komisioneri Publik ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Apelimit për prokuroren e Lushnjes, Natasha Prifti.

 

Përmes këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të Priftit.

 

Sipas Komisionerit Publikk,vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim.

 

Natasha Prifti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Që prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *