Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë.
Avokati Nikos Roussopoulos, i cili përfaqëson 46-vjeçarin e akuzuar për vrasjen, Mikel Selimaj, ka deklaruar se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin miq.
Sipas avokatit Roussopoulos ngajrja ka ndodhur pasi dy burrat kishin konsumuar kokainë, dhe arma është shkrepur gabimisht.
“Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës….Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi”, tha avokati i Selimajt.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.