E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Gjermania mund të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke nisur nga viti i ardhshëm nëse nuk arrin të krijojë një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në forcat e saj të armatosura, tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

Gjermania po kërkon të forcojë fuqinë e saj ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, por duket se nuk po arrin të tërheqë mjaftueshëm ushtarë në radhët e ushtrisë së saj.

Sipas forcave të armatosura gjermane, do të nevojiten 100,000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme për të përmbushur detyrimet e Gjermanisë ndaj NATO-s.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u hoq në vitin 2011, nën drejtimin e kancelares Angela Merkel, me qëllim profesionalizimin e forcave të armatosura (Bundesëehr).

Deri në vitin 2011, të gjithë burrat e moshës 18 vjeç e lart ishin të detyruar të shërbenin në ushtri ose të kryenin një shërbim alternativ.

Vazhdo të lexosh

Reklamë