E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmet ajrore në Ukrainë, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë kanë vrarë të paktën 13 persona dhe kanë plagosur 56 civilë në të gjithë vendin, sipas zyrtarëve rajonalë.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 250 dronë dhe 14 raketa balistike kundër Kievit, duke shkaktuar zjarre në banesa dhe pallate, raporton BBC.

Reklamë

Të paktën 14 persona u plagosën në kryeqytet. Ky ishte një nga sulmet më të mëdha ajrore të kombinuara në qytet që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, forcat ajrore thanë se rrëzuan gjashtë raketa dhe 245 dronë.

“Me çdo sulm të tillë, bota bëhet gjithnjë e më e sigurt se shkaku i zgjatjes së luftës qëndron në Moskë”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në platformën X.

Breshëria e sulmeve gjatë natës erdhi ndërsa Rusia dhe Ukraina po marrin pjesë në shkëmbimet e të burgosurve të dakordësuara pas bisedimeve midis dy palëve në Turqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë