Pas Komunitetit Mysliman Shqiptar, edhe Kisha Katolike mori masa për të shmangur grumbullimet prej koronavirusit. Kisha Katolike vendosi të pezullojë deri më 3 prill: kremtimet liturgjike, Meshën e Shenjtë, katekizmin, aktivitetet e programuara dioqezane dhe famullitare dhe kurset e formimit pranë qendrave komunitare.

 

Ndërkohë, famullitarët do të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre dhe do ta transmetojnë në rrjetet sociale. Rrëfimet personale do të kryhen duke mbajtur distancën e nevojshme.

 

Për funeralet Kisha Katolike kërkon që të kryhen duke shmangur popullin, por duke bërë lutjen në momentin e mbylljes së arkivolit dhe në momentin e vendosjes në varr. Kishat nuk do të mbyllen, por do të rrinë të hapura për lutjet personale dhe për të këshilluar njerëzit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *