Kina ka reaguar ndaj protestave në Hong Kong , duke thënë se do të dështojnë tentimet e tyre për të luajtur me zjarr.

 

Një zëdhënës i zyrës së politika të Kinës në Hong Kong, u ka thënë protestuesve “të mos nënvlerësojnë vendosshmërinë e qeverisë qendrore”. Protestat në Hong Kong janë duke u mbajtur për nëntë fundjava, duke kundërshtuar qeverisjen aktuale.

 

Ndërkohë liderja e këtij vendi, Carrie Lam ka paralajmëruar të hënën se qyteti është në “prag të një situate shumë të rrezikshme”. Në adresimin e saj të parë për media në dy javë, ajo ka akuzuar aktivistët se kanë përdorur projektligjin për ekstradim vetëm si arsyetim për arritje të synimeve të tyre.

 

Protestat, që fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj kontravers për ekstradim, nuk kanë dhënë shenja se do të ndalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *