Këshilli i Europes ka publikuar zyrtarisht motivet e refuzimit ne bllok te listës se kandidateve te qeverise per Gjykatën e Strasburgut. Ne faqen e Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europes, sqarohet se refuzimi i kandidaturave është bere per shkak te procedurës se ndjekur nga qeveria. “Komiteti i rekomandon asamblesë te refuzoje listen per shkak se procedura e seleksionimit nuk eshte ne perputhje me me standardet e kërkuara nga asambleja dhe komiteti i ministrave.” Theksohet ne raportin e komitetit per zgjedhjen e gjyqtareve te gjykatës europiane te te drejtave te njeriut. Ajo qe bie ne sy eshte qe komiteti ka refuzuar ne bllok edhe listën e kandidateve te Hungarisë po per te njëjtën arsye. Pak dite me pare 3 kandidatet shqiptare per Gjykatën e Strasburgut; ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi dhe konsitutcionalisti Gent Ibrahimi, nuk u morën ne interviste nga Komiteti i Këshillit te Evropës per shkak te procedurës se parregullt te ndjekur nga qeveria shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *