Pas akuzave për ngacmime seksuale, aktori i famshëm Kevin Spacey, nuk do të shfaqet më në dramën e ardhshme të Ridley Scott, “All the money in the world”. Ai do të zëvendësohet në filmin e ri nga aktori Christopher Plummer.

 

Largimi nga filmi duket se i dha goditjen e fundit karrierës së tij.

 

Aktori u akuzua fillimisht për sulm seksual nga Anthony Rapp, i cili tha se Spacy kishte pasur një takim të pazakontë me të, gjatë një feste në vitin 1986.

 

Pas publikimit të disa fotove intime, ku aktori dukej se po bënte lojëra seksuale me një adoleshent, Spacey u shpreh për mediat se nuk e kujtonte çfarë kishte bërë atë ditë pasi kishte qenë në gjendje të dehur, duke kërkuar edhe falje publike.

 

Javën e kaluar, 8 anëtarë që punonin për serialin “House of Cards” e akuzuan aktorin për sulme seksuale, duke thënë se ai kishte krijuar një ambient toksik në punë.

 

Punonjësit pretenduan se ai kishte një sjellje prej “grabitqari” gjatë realizimit të filmit dhe se kishte  bërë komente të papërshtatshme ndaj anëtarëve meshkuj të ekipit.

 

Kompania Netflix njoftoi në fillim të javës se po i jep fund serialit televiziv me aktorin Kevin Spacey, “House of Cards”

 

Akuzat e reja ndaj Spacey, fitues i çmimit Oscar, mund të çojnë yllin e Hollivudit të përballet me aktpadi penale dhe civile kundër tij për përdhunim.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *