BËJINI GJIMNASTIKË TRURIT ! Gjithmonë më ka pëlqyer që ta sfidoj trurin me fjalëkryqe ose me ushtrime mendore. Së fundmi, po udhëtoja me avion dhe po shikoja një grua tej korridorit.

 

Me sa duket, edhe ajo mendonte se gjimnastika e trurit ishte shumë terapeutike – ajo luajti solitaire dhe scrabble në iPad-in e saj, madje, plotësoi edhe një fjalëkryq mes të tjerave. U frymëzova prej saj dhe nxora iPad-in e bëra një lojë scrabble, disa lojëra kenken dhe një lojë sudoku të vështirë. Provojeni edhe ju.

 

Ashtu si e ecura në një rrugë të panjohur mund t’i japë energji trurit, edhe pranimi i këndvështrimeve dhe eksperiencave të reja mund të zgjojë sinapset e tij, të krijojë lidhje të reja mes neuroneve, duke ofruar një qasje më të madhe me botën. Ja disa taktika që mund të ndiqni:

 

1.Mësoni një gjuhë të huaj.
2.Sfidoni mënyrën e zakonshme të të menduarit .
3.Pasuroni fjalorin.
4.Gjejeni vetë rrugën e jetës.
5.Bëhuni të shoqërueshëm .
6.Meditoni dhe bëni pushime të shkurtra por të vazhdueshme.
7.Ngopuni me gjumë dhe dremisni të paktën një herë gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *