Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët rriten në një ambient i cili ndikon pozivitisht në vetëbesimin e tyre, përjetojnë më pak ankth dhe performojnë më mirë në shkollë. Ata gjithashtu arrijnë të krijojnë marrëdhënie afatgjata më të shëndetshme dhe tregohen më elastikë në komunikim. Nga ana tjetër, ka faktorë të cilët ndikojnë në uljen e vetëbesimit të fëmijëve dhe përgjithësisht lidhen me qasjen që prindërit tregojnë. Këto janë janë 5 gabimet që prindërit bëjnë të cilat mund të ulin vetëbesimin e fëmijëve:

 

Nuk i lini të marrin përsipër përgjegjësi

 

Ndonëse mund të mendoni se punët e shtëpisë do t’i rëndojnë fëmijët tuaj ose do t’u shtojnë nivelin e stresit, këto detyra i ndihmojë ata të bëhen qytetarë më të përgjegjshëm. Kryerja e tyre në përputhje me moshën i ndihmon ata të ndihen të rëndësishëm dhe kështu i tregoni se çdo detyrë është e rëndësishme dhe duhet të çohet deri në fund.

 

Nuk i lejoni të marrin përgjegjësi për gabimet që bëjnë

 

Është e vështirë të shikosh fëmijën të dështojë, të refuzohet ose të bëjë diçka gabim. Kur kjo ndodh, shumë prindër nxitojnë “të shpëtojnë” fëmijët duke parandaluar marrjen e përgjegjësisë. Kështu ata nuk arrijnë të nxjerrin mësime dhe të bëjnë më mirë herën tjetër.

 

I mbroni nga emocionet negative

 

Ndihmojini fëmijët tuaj të identifikojnë se çfarë i shkakton emocionet e tyre si mërzitja dhe pasiguritë. Gjithashtu tregojini atyre rreth mënyrës së menaxhimit të situatave stresuese dhe ankthioze pasi vetëm kështu do mund të ndërtojnë inteligjencë emocionale. Mbajtja e fëmijës brenda një “flluske mbrojtëse” i pengon të zhvillohen dhe përballojnë sfida të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.

 

Prisni që të jenë perfektë

 

Asnjë prind nuk është perfekt, ndaj nuk keni përse prisni perfeksion nga fëmija juaj. Kur fëmijët hasin pritshmëritë shumë të larta, mund t’u duket sikur nuk i arrijnë dot dhe heqin dorë. Në vend të kësaj, ndërtoni pritshmëri realiste dhe ndihmojini përgjatë rrugës.

 

I dënoni kur gabojnë

 

Fëmijët duhet të mësojnë se çdo veprim ka një pasojë, por dënimi nuk është mënyra e duhur sesi mund t’ia jepni këtë mesazh. Bisedoni me ta pa i bërë të ndihen sikur gabimi që kanë bërë është i pakorrigjueshëm. Vetëm në këtë mënyrë, vetëbesimi i tyre do të rritet dhe nuk do ndihen “fëmijë të këqinj”./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *