Subscribe

Udhëzuesi për këshillimin e karrierës, për herë të parë këtë vit, ka nisur të implementohet edhe në klasën e gjashtë. Rei Halili është njëri prej nxënësve që ka nisur të mendojë më seriozisht në lidhje me profesionin që do të dontë  në të ardhmen.

“Mësuesit na kanë dhënë disa shembuj të shkollave profesionale. Unë kur të rritem dua të bëhem arkitekt dhe mësuesit më kanë ndihmuar me informacione se ku mund ta vazhdoj shkollën. Prindërit e mi duan që të vazhdoj atë që kam dëshirë.”

Ndërsa, Ergita Sheme e ka vendosur tashmë se ku do të vazhdojë edukimin e saj vitin e ardhshëm.

“Unë kam dorë për pikturë dhe për artet figurative dhe me ndihmën e profesorit të arteve pamore si dhe me prindërit e kemi menduar që vitin e ardhshëm të vazhdoj liceun artistik për pikturë. Mësuesit profesionalë që kanë ardhur kanë qënë një ndihmesë për ne sepse na kanë këshilluar mbi pikat ku duhet të referohemi  për të zgjedhur profesionin.”

“Por si po zbatohet konkretisht kurrikula e orientimit të karrierës në ciklin nëntë vjeçar dhe cilat janë sfidat me të cilat po përballet ky proces? ”

 “Në radhë të parë puna jonë duhet të jetë bindëse me prindërit, pyetësorë, intervista, dhe më pas të kalojmë tek nxënësit, çfarë dëshirash dhe interesi kanë dhe nga klasa në klasë ju jepen informacione se ku mund të shkojnë. Dhe ta shikojnë nga afër sesi zbatohet në shkollat profesionale. Ndonjëherë më problematikë janë prindërit, jo të gjithë do të bëhen mjekë apo inxhinierë. Sot ne kemi nevojë për shumë e shumë profesionistë”, tha Rudina Maksuti, drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”.

Udhëzuesi për orientimin e karrierës ka nisur të zbatohet për klasën e gjashtë dhe të nëntë, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfshihet edhe në klasën e shtatë e të tetë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *