Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 April 2026
Vizion fokus

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa...

Vrau 48-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më goditi me...

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç për historinë...

“Ekonomia rritet”, Rama: Investimet e huaja po e pozicionojnë...

“Indeksim i pagave çdo dy vite”, Rama: Vëmendje e...

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi te historitë...

Bisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance: Ne e bëmë të...

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: U përhaptë kudo dritë e...

Rama uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën!

Bisedimet SHBA-Iran “ngecin” në Ngushticën e Hormuzit, Financial Times...

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj 16:01

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.

SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune.

DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.

“Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.

“Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.

Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja.

Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania.

DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera.

Këshilli Danez për Refugjatët në Kosovë

Këshilli Danez për Refugjatët ka vepruar në mënyrë të pandërprerë në Kosovë që nga viti 1998, sipas ueb-sajtit të këshillit.

Prej vitit 2003, DRC-ja ishte përqendruar gjithnjë e më shumë në kthimin e pakicave në Kosovë, një prioritet programor.

Ajo gjithashtu ka punuar në krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kthimit në Kosovë, duke synuar jo vetëm nevojat fizike të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të kthyer, por edhe riintegrimin dhe zhvillimin social e ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës, objekteve dhe mundësive për të dy komunitetet – pritëse dhe kthyer, sigurinë dhe dialogun ndëretnik, thuhet në ueb-sajtin e saj.

Nga viti 2003, DRC-ja i ka kthyer 778 familje me gjithsej 2945 individë në Kosovë./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Këshilli Danez kosove Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe që na ka rënë hise

më shumë...

Pronari i vë flakën banesës dhe largohet, shkrumbohet apartamenti në Lushnjë

më shumë...

Ortodoksët festojnë Pashkën, Kryepiskopi Joan Pelushi: Të bëhemi paqebërës në botën që po shkatërrohet nga urrejtja

më shumë...

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç për historinë e vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:11

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta...

12:53

Pronari i vë flakën banesës dhe largohet,...

12:47

Ortodoksët festojnë Pashkën, Kryepiskopi Joan Pelushi: Të...

11:27

Vrau 48-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më...

10:56

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç...

10:30

“Shije e hidhur”/ Zbulohet në Durrës baza...

10:11

“Ekonomia rritet”, Rama: Investimet e huaja po...

10:03

“Indeksim i pagave çdo dy vite”, Rama:...

9:57

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi...

9:43

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet...

9:26

Bisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance: Ne e...

9:13

“Mos hezitoni të shprehni mendimet tuaja”, parashikimi...

9:04

Të fshehura në mbajtësen e kufjeve, sekuestrohen...

8:49

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: U përhaptë kudo...

8:26

Rama uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën!

8:02

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën

10:34

Bisedimet SHBA-Iran “ngecin” në Ngushticën e Hormuzit,...

10:14

Zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet...

10:06

Avionët pakistanezë vendosen në Arabinë Saudite

9:44

Sulm me hanxhar në një stacion treni...

Më të klikuarat

  • Avionët pakistanezë vendosen në Arabinë Saudite
  • Gomarit hipur mbrapsht, hyrja më e re dhe më e veçantë në Fe...
  • Aksidenti aksit Berat–Poliçan, makina bie nga lartësia, plag...
  • Nga Amerika në Shqipëri për Ferma Vip, Ermiona Lekbello: Ja...
  • “Opinioniste për herë të parë në jetë”, Çiljeta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.