Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shprehet se qeveria e shfrytëzoi situatën e krijuar nga pendemia e koronavirusit, për të përforcuar pushtetin.

E ftuar këtë të mërkurë në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, demokratja theksoi se keqmenxhimi ishte i qëllimshëm edhe për të përfituar nga ana financiare, teksa solli në vëmendjen denoncimin e PD-së për tenderin e respiratorëve. Ajo u shpreh se nga 54 respiratorë që kompania duhej të sillte, erdhën vetëm 8.

Çdo vend i botës është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, por mënyra sesi qeveritë kanë reaguar, dallojnë një qeveri të përgjegjshme nga një qeveri të papërgjegjshme. Opozita nuk është këshilltare, as konsulente. Që në mars, ne kemi propozuar masat që duhet të merren në mënyrë të menjëhershme. Kemi propozuar për testimin, ekonomine. Qeveria i ka keqmenaxhuar paratë dhe i ka vënë në dispozicion në mënyrë të pjesshmë dhe të vonuar, ndaj dhe Shqipëria është vendi me papunësinë më të madhe në rajon. Sot, nëse e krahasojmë me para 7 muajsh, krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka indikatorë më të vështirë sa i përket menaxhimit të situatës së Covid. Për shkak të keqmenaxhimit, pandemia u shfrytëzua vetëm për të uzurpuar më shumë pushtet, por edhe për të përfituar nga ana financiare. Paratë nuk shkonin për menaxhimin e pandemisë, për me shumë teste.”

Për Vokshin, Shqipëria doli kundër thirrjeve të OBSH-së për të kryer sa më shumë testime, ndërsa shtoi se renditet e para në rajon sa i përket vdekshmërisë nga koronavirusi.

“OBSH ka thënë: tesime, testime , testime. Kjo nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri. Ne nuk kemi pasur statistika të sakta, vetëm shifra të prodhuara e të publikuara nga Rama në Facebook-un e tij. Rama e keqmenaxhoi situatën për të përforcuar pushtetin e vetë personal, ishte lideri suprem. Ai vendoste kur do dilnin e kush do dilte nga shtëpia në kohën e pandemisë. Me shumë pushtet në duart e tij, duke përfituar nga tenderat sekretë. Ku kanë shkuar paratë? Tenderin sekret të respiratorëve. U porositën 54 respiratorë. Kanë ardhur vetëm 8 respiratorë brenda një jave. Është shkelur kontrata. Këto janë efekte që ndikojnë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi një nga vdekshmëritë më të larta në rajon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *