Ka qenë “Billboard” ajo që ka zbuluar klasifikimin me të ardhurat e vitit të kaluar për këngëtarët dhe grupet aktive në skenat ndërkombëtare.

 

 

Janë plot 61,2 milionë dollarë fitimet e vitit nga Beyonce, që sapo ka sjellë në jetë binjakët, Rumi dhe Sir Carter.

 

 

Në vendin e dytë renditen Guns N’ Roses me 42,3 milionë dollarë, ndërkohë që vendin e tretë e rrëmben Bruce Springstreen me 42,2 milionë.

 

 

Nga 61,2 milionët e Beyonce-s, pjesa më e madhe prej 54,7 janë përfituar falë turit të famshëm “Formation Tour”.

 

 

E njëjta gjë vlen edhe për vendin e dytë, pasi grupi i rock-ut i drejtuar nga Axl Rose ka fituar shumë falë turit “Not In This Lifetime”.

 

 

Në vendin e katërt pozicionohet reperi Drake (37,4 milionë), më pas Adele (37), Coldplay (32,3), Justin Bieber (30,5) etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *