Një këngë e dhunshme pro-izraelite që po bëhet virale në TikTok dhe kryeson listat izraelite, bën thirrje për vdekjen e Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa.

Hiti i Ness dhe Stilla ka “pushtuar” titujt kryesorë të mediave rozë, për shkak të thirrjes për vrasjen e këngëtares shqiptare, për shkak të qëndrimit të saj pro Palestinës.

Kënga u publikua në nëntor të vitit të kaluar, dy muaj pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor. Që nga publikimi, kënga “Harbu Darbu” ka fituar titullin e saj si himni jozyrtar i luftës së IDF-së.

Ushtarët e vendosin atë rregullisht në altoparlantët e tyre dhe kënga është dëgjuar mbi 18 milionë herë në platformën Spotify.

Kënga është në hebraisht, por është e qartë që në fillim se është agresive.

@sapirmichaeli_ #ספירמיכאלי #כוחותהביטחון #צהללללללל #foryou ♬ חרבו דרבו – נס & סטילה

Titulli, Harbu Darbu do të thotë kaos. Dy rreshtat e parë janë: “Një tufë minjsh që dalin nga tuneli. Të silleni si banditë, ju idiotë, ju betohem se nuk do të ketë falje.” Ness dhe Stilla tallen me Hamasin, duke pretenduar se kur këndojnë “Palestina e lirë” tingëllon si një ofertë për pushime.

Vargu i fundit fillon duke thënë “do të bjerë një stuhi mbi ju”, dhe përsërit vargun: “Çdo qen merr atë që meriton në fund”.

Më pas reperët rendisin të gjithë njerëzit në listën e tyre – ose, siç pretendojnë ata, listën e IDF-së. Në këngë, kjo fillon me krerët e Hamasit dhe Hezbollahut, por më pas ata e kthejnë vëmendjen te tre personazhet e famshëm.

“Çdo qen merr atë që meriton në fund. Bella Hadid, Dua Lipa, Mia Khalifa. Çdo qen merr atë që meriton në fund. Të gjitha njësitë e IDF-së po vijnë për të bërë Harbu Darbu mbi kokën e tyre.”

E vetmja që ka reaguar deri më tani është Mia Khalifa.

Ajo postoi në X si përgjigje: ‘E gjithë ajo këngë që bën thirrje që IDF-ja të më vriste mua, Bella dhe Dua, është mbi një ritëm DRILL, ata nuk mund të bëjnë thirrje as për gjenocid në kulturën e tyre, ata duhej të kolonizonin diçka për të arrije në numrin 1.’

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *