Ndonëse pak ditë më parë Brazili u bë vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave, Presidenti Jair Bolsonaro vijon të këmbëngulë se masat e marra për pandeminë nuk janë të nevojshme.

Sipas tij, mënyra sesi është reaguar gjatë kësaj kohe ka qenë pak e tepruar. Ai kërkoi që masat e bllokimit të lehtësohen dhe të rihapen bizneset e dyqanet.

Presidenti nguli këmbë që ekonomia të ketë përparësi. Jair Bolsonaro deklaroi se nuk duhet të lejohet që ekonomia të shkaktojë më shumë dëme sesa vetë pandemia.

Kjo qasje e tij ndaj pandemisë ka shkaktuar jo pak debate dhe përplasje mes tij dhe zyrtarëve të tjerë. Dy ministra Shëndetësie kanë dhënë dorëheqjen për këtë shkak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *