Kreu i FRPD, Belind Këllici përdori një gjuhë të ashpër kur komentoi provimet e maturës dhe ngriti pretendimin se tezat kanë dalë para se të niste testi.

Ai e quajti ministren injorante dhe e bëri me faj për dështimin, sipas tij, në menaxhimin e provimeve.

“Siç kemi denoncuar këto 7 vitet e fundit, e njëjta Ministri e Arsimit, por kësa here me një injorante tjetër në drejtim, dështon me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore. Një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me radhë shpërndajnë tezat para provimit. Të stërpolitizuar jeni ju që organizoni provimet, ku fresshistët marrin 10-ta dhe ekselentët e vertetë i linçoni publikisht, vetëm pse kërkojnë më shumë nga ç’mund të ofroni ju.”

Më herët, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi se tezat e provimit të matematikës janë bërë publike dhe kërkoi nga Besa Shahini të mbajë përgjegjësi për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *