Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka sjellë në vëmendje maturantët  dhe studentët, duke thënë se janë të zhgënjyer dhe të braktisur nga qeveria.

Në një postim në “Facebook”, demokrati shkruan se të rinjtë janë lënë në harresë të plotë nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, me ardhjen në pushtet të kryedemokratit Lulzim Basha, studentët do të jenë të përfaqësuar.

“Maturantët dhe studentët sot janë të zhgënjyer e të braktisur nga qeveria. Rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit. Me Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale. Së bashku me strukturën tonë të studentëve, GRUD, dhe atë të gjimnazeve, ne do të bëjmë të mundur një koordinim dhe një plan konkret për t’i rikthyer shpresën studentëve, të rinjve dhe për të frenuar emigrimin masiv të trurit”, shkruan Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *