Subscribe

Pas dhunës se ushtruar nga tifozët e saj ne Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, klubi i basketbollit Tirana ka dënuar çdo akt te tille, ndërsa ka kërkuar ndjese. Ne reagimin e drejtorit te klubit theksohet fakti se edhe pse Tirana nuk ishte organizatorja e as përgjegjësja për mbarëvajtjen e finales se superkupes kundër Vllaznise ndërgjegjja nuk e lejon te heshtin.

 

Sporti nuk është dhune dhe dhuna nuk mund te justifikohet ne asnjë rast. Edhe Komiteti i Ekzekutivit i Federates se Basketbollit i mbledhur me urgjence dënoi aktet e dhunës, duke deklaruar se ky sport ka nevoje per sportiste te kulturuar. Gjithashtu, Federata e Basketbollit vendosi se ndeshja do te përsëritet ditën e hënë ne orën 18:00, por pa spektatore. Finalja e superkupes Vllaznia-Tirana u kthye ditën e djeshme ne arene dhune mes dy tifozerive.

 

Pas fyerjeve, gjithçka kaloi me pas ne degjenerim total me hedhje objektesh fishekzjarrësh dhe përplasje fizike mes tifozerive. Pas 20 minutave kaos ku edhe policia e kishte te vështirë te vendoste rregull, Federata e Basketbollit vendosi te anuloje finalen e superkupes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *