Covid 19 ka rezultuar fatal për 3 pjestarë të një familje në Rubik të Mirdites.

Sic raporton Vizion Plus, dy prinderit Hamit dhe Dushe Cara përkatesisht 75 dhe 73 vjec si dhe djali i tyre Albani 49 vjec nuk kane arritur dot ta perballojne kete virus.

Ajo qe ka perjetuar edhe dhimbjen te madhe ka qene e moshuara Dushe Cara, të ciles në fillim virusi i ka prekur edhe të vellain duke i marre jetën.

Më pas Covid ka prekur bashkeshortin dhe djalin e saj të vetem, ndërsa Dushe Cara ka qënë e fundit që ka ndërruar jetë. 49 vjecari Albani babai i dy femijeve, ndërroi jete tek spitali i Rreshenit ndërsa e ema, Dushe Cara, pas perkeqesimit u dergua tek spitali “Shefqet Ndroqi” ku vetem pak dite me pas Covid i mori jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.