Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë.

 

Nga përplasja e katër automjeteve janë lënduar disa persona.

 

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Lezhë dhe Shkodrës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *