Spanja ka regjistruar një tjetër shifër rekord vdekjesh në 24 orë.

Autoritetet e këtij shteni  bënë të ditur se janë regjistruar 655 viktima së fundmi për ta cuar shifrën totale në 4145 deri mbrëmjen e të enjtes. Të dhënat tregojnë se janë 83 viktima më pak në raport me bilancin zyrtar të së merkures.

Por ajo që tremb shumë dhe bën jashtëzakonisht përshtypje është numri shumë I lartë I të infektuarve të rinj. Bëhet fjalë për mbi 8500 raste të reja.

Aktualisht janë 3700 paciente në terapi intensive ndërsa 7 mijë të tjerë janë shëruar. Numri total I të prekurve në Spanja nga dita e parë e deri më tani është 56 mijë e 188 me një rritje me 18% nga dita e mërkurë në ditën e enjte.

Spitalet janë në kolaps nga mbingarkesa, mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe testeve. 340 mijë sete tamponësh për testim të shpejtë rezultuan me probleme pasi ishin blerë nga një kompani kineze pa licensë. Ndërkohë qeveria spanjolle ka vënë në dispozicion një fond prej 432 milionë eurosh për të blerë 550 milion maska, 5.5 milion teste dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *