E enjte, 22 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Karriera

Social Media Manager

  • Web & Social Mediadepartamenti
  • Tiranëvendndodhja
  • full-timekontrata
  • 30 Nën 2026mbyllen aplikimet

Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Social Media Manager i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të pranisë së Vizion Plus në rrjetet sociale, publikimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes, përshtatjen e materialeve sipas karakteristikave të secilës platformë dhe rritjen e audiencës, shikueshmërisë dhe angazhimit.
Pozicioni kërkon ndjekje të vazhdueshme të aktualitetit, programeve dhe përmbajtjes së Vizion Plus, reagim të shpejtë dhe aftësi për të identifikuar, krijuar dhe publikuar materiale me potencial të lartë performance në platformat sociale.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhimi i përditshëm i llogarive të Vizion Plus dhe faqeve të përcaktuara në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe platforma të tjera digjitale.
  • Publikimi i lajmeve, videove, fotove, Reels, Stories, Shorts dhe formateve të tjera të përshtatshme për secilën platformë.
  • Përgatitja dhe përshtatja e titujve, përshkrimeve, teksteve dhe elementeve shoqëruese të postimeve.
  • Ndjekja e vazhdueshme e programeve televizive dhe identifikimi i momenteve me potencial për publikim dhe shpërndarje në rrjetet sociale.
  • Përzgjedhja dhe prerja e momenteve më të rëndësishme, interesante apo me potencial viral nga programet e Vizion Plus.
  • Krijimi dhe përshtatja e videove të shkurtra për Instagram Reels, TikTok, Facebook dhe YouTube Shorts.
  • Identifikimi i temave, trendeve dhe formateve që mund të gjenerojnë interes dhe angazhim të lartë.
  • Përshtatja e përmbajtjes sipas audiencës, formatit dhe karakteristikave të secilës platformë.
  • Planifikimi dhe organizimi i publikimeve sipas prioriteteve editoriale dhe programacionit të Vizion Plus.
  • Bashkëpunimi me ekipet Web, Video dhe strukturat editoriale për koordinimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes.
  • Monitorimi i performancës së postimeve dhe identifikimi i përmbajtjeve dhe formateve që performojnë më mirë.
  • Analizimi i treguesve kryesorë të performancës, përfshirë shikueshmërinë, reach, engagement, watch time dhe rritjen e audiencës.
  • Ndjekja e komenteve, reagimeve dhe tendencave të audiencës në rrjetet sociale.
  • Monitorimi i trendeve dhe ndryshimeve në algoritmet, formatet dhe praktikat e platformave sociale.
  • Respektimi dhe ruajtja e identitetit vizual dhe linjës editoriale të Vizion Plus.
  • Respektimi i të drejtave të autorit dhe rregullave të platformave gjatë publikimit të materialeve.
  • Reagimi dhe publikimi në kohë në rastet e lajmeve të fundit, zhvillimeve të rëndësishme apo përmbajtjeve me prioritet editorial.

Kërkesat e Pozicionit

  • Arsim i lartë; studimet në Komunikim, Marketing, Gazetari, Media ose fusha të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Eksperienca në menaxhimin e rrjeteve sociale, media online, televizion ose krijimin e përmbajtjes digjitale përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.
  • Aftësi shumë të mira në shkrimin dhe përshtatjen e teksteve për rrjetet sociale.
  • Njohuri të mira mbi formatet video dhe përmbajtjet vertikale për Reels, TikTok dhe YouTube Shorts.
  • Aftësi për të identifikuar përmbajtjen me potencial të lartë audience dhe angazhimi.
  • Njohuri mbi metrikat dhe mënyrën e matjes së performancës së përmbajtjes në rrjetet sociale.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Njohuri Teknike

  • Njohuri të mira praktike në Adobe Premiere Pro për prerjen, montazhin, përpunimin dhe eksportimin e materialeve video.
  • Njohuri në Adobe Photoshop për përpunimin e fotografive, krijimin dhe përshtatjen e materialeve grafike.
  • Aftësi shumë të mira në Canva për krijimin dhe përshtatjen e materialeve vizuale sipas identitetit grafik të Vizion Plus.
  • Njohuri shumë të mira në CapCut për krijimin dhe editimin e videove të shkurtra dhe përmbajtjeve vertikale.
  • Aftësi për të krijuar dhe përshtatur materiale për Instagram Reels, Stories, TikTok, Facebook dhe YouTube Shorts.
  • Aftësi për të vendosur dhe përshtatur titra, tekste, elemente grafike, audio dhe elemente të tjera në materialet video.
  • Njohuri mbi formatet, rezolucionet, aspect ratio, frame rate dhe standardet bazë të eksportimit të videove për platformat digjitale.
  • Aftësi për të përshtatur të njëjtin material në formate dhe dimensione të ndryshme sipas kërkesave të secilës platformë.
  • Njohuri praktike mbi Meta Business Suite dhe mjetet e menaxhimit të Facebook dhe Instagram.
  • Njohuri praktike mbi YouTube Studio.
  • Njohuri mbi TikTok dhe mjetet e tij të publikimit dhe analizës.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar statistikat dhe analitikat bazë të platformave sociale.

Kompetencat

  • Kreativitet dhe intuitë për përmbajtjen që funksionon në rrjetet sociale.
  • Aftësi për të identifikuar shpejt momente dhe tema me potencial të lartë audience.
  • Kuptim i mirë i mënyrës se si konsumohet përmbajtja në secilën platformë.
  • Aftësi për të kombinuar shpejtësinë e publikimit me cilësinë e përmbajtjes.
  • Shpejtësi në reagim dhe vendimmarrje.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të shkurtra.
  • Organizim dhe menaxhim i mirë i prioriteteve.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe identitetit vizual.
  • Aftësi për të interpretuar performancën e përmbajtjes dhe për ta përdorur atë për përmirësimin e publikimeve të ardhshme.
  • Kreativitet në konceptimin e formateve të reja për rrjetet sociale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
  • Përgjegjshmëri dhe etikë profesionale.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit: hr @vizionplus.tv
ose në numrin +355 69 808 0140

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.

Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga Vizion Plus TV, në përputhje me Ligji Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

Apliko për këtë pozicion

Kjo fushë është e detyrueshme.
Kjo fushë është e detyrueshme.
Kjo fushë është e detyrueshme.
Kjo fushë është e detyrueshme.
Kjo fushë është e detyrueshme.
Kjo fushë është e detyrueshme.