Subscribe

Aktori i njohur Bujar Kapexhiu ka mbajtur këtë të hënë një fjalim para qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Ilir Meta për “manifestim mbarëkomëbtar” në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Kapexhiu u shpreh se ka zgjedhur t’i bashkohet tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të refuzuar e mos pranuar gënjeshtrën që servirin politikanët hajdutë.

 

“Jemi sot këtu për dy veprime, ide, për dy detyra: të mbrojmë dhe të mos pranojmë. Për mbrojtje kundër të keqes, gënjeshtrës dhe pabazësise. Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i partive politike dhe nuk do të jem kurrë. Për herë në jetë kam hedhur hapin sipas një dilize, jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve, jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të ligjit, Kushtetutës. Jam kundër atyre që tentojnë ta prekin, shkelin dhe deformojnë ligjin për shkak të interesave personale. Ne morëm më të keqen të diktaturës.”

 

Gjatë fjalës së tij, aktori i mirënjohur iu bëri thirrje në veçanti intektualëve që të mbrojmë atë që është e drejtë, Kushtetutën. Ndërkohë, theksoi se e vërteta duhet të mbrohet nga vullneti i shqiptarëve, madje edhe nga “grushti”.

 

“Jemi një vend demokratik calaman, jemi një vend njëpartiak, jemi një vend I varfër , më I rrënuar, në braktisje cdo ditë. Ne vetëm gënjehemi. Ju bëj thirrje mos u gënjeni. E vërteta mbrohet vetëm nga zëri juaj, vullneti juaj, edhe nga grushti juaj, po të jetë nevoja. Politikanëve të gjithë ngjyrave, të braktisin karriget politike të vjedhura sepse ndryshe do të përballen me zhgënjimin e sovranit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *