Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë  një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në shkollat e këtij qyteti.

 

Gjithashtu janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 

M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje u prangos në flagranc pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *