Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi në automjetin e tyre është gjetur drogë.

 

Informacionet bëjnë me dije se ndalimi i shtetasve shqiptarë të moshës 45-vjeç dhe një tjetër 22-vjeç, është bërë pas kontrollit të makinës së tyre ku u janë gjetur 4 çanta me 63 kg 758 gram marijuanë.

 

Në prangat e autriteteve greke ka rënë drejtuesi i makinës dhe një person tjetër që shërbente për kontrollin e rrugës ku transportohej drogë.

 

Ndërkohë që autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *