Subscribe

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Vlorës, Delta Force dhe Guarda di Finanza është finalizuar me sekuestrimin e 685 kg kanabis sativa dhe bllokimin e një gomoneje.

 

Gomonia me drogë ishte fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, brenda së cilës gjendeshin 67 pako dhe 4 çanta me kanabis Sativa.

 

Gjatë kontrolleve në fshatin Lapardha policia gjeti dhe tre parcela të vogla në afërsi të njëra tjetrës të mbjella me 20 bimë narkotike dhe 48 fidanë kanabisi. Nga hetimet doli se kubikët ishin mbjellë në tokën e 3 personave prej të cilëve u arrestua vetëm njëri e dy të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Edhe në fshatin Kaninë shërbimet konstatuan bimë kanabisi ndërsa prangosën një 41-vjeçar. Në tokën e tij ishin mbjellë fidanë me gjatësi 40 cm.

 

Kontrollet vijuan dhe në Malësi të madhe ku në një parcelë ishin mbjellë 180 bimë narkotike. Për këtë rast u arrestua 64 vjecari Smajl Vucaj ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 71 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *