Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët dyshohet se kryenin grabitje dyqanesh në zona të ndryshme të Atikës.

Ata akuzohen se kanë kryer 11 vjedhje.

Njëri prej grabitësve futej brenda në dyqan, duke u hequr si shpërndarës fletëpalosjesh, me qëllim shpërqëndrimin e shitësit, e më pas kryente vjedhje, ndërsa tjetri qëndronte jashtë për të kontrolluar lëvizjet.

Ndërkohë ëshë shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *