Superaksion i Policise se Korces, forcave Shqiponja, Policise se Kufirit e Qarkullimit Rrugor. Autoritetet kane bere te mundur arrestimin e nje shtetasi qe po transportonte me nje mjet te tonazhit te rende me shume se 80 shtetas te huaj.

Mesohet se shtetasit i perkasin disa vendeve si Siria, Maroku, Algjeria si dhe shtetas turq mes te cileve kishte edhe gra, vajza dhe femije.

Sipas burimeve nga policia, mjeti i tonazhit te rende me rimorkio po udhetonte nga Devolli ne drejtim te kryeqytetit.

Mjeti sipas te njejtave burime eshte ndaluar nga policia ne afersi te nje karburanti ne fshatin Leminot. Gjate kontrollit ne rimorkion e mjetit jane konstatuar refugjate te shumte te cilet jane shoqeruar nga policia ne Drejtorine e Kufirit ku edhe do te merren ne pyetje.

Burime thane se se bashku me drejtuesin e mjetit te tonazhit te rende jane shoqeruar ne polici dhe persona te tjere te cilet dyshohet se benin shoqerimin e mjetit te tonazhit te rende.
Ky eshte numri me i madh i refugjateve te kapur ne nje aksion policie ne juglindje te vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *