Historia e tij është një sfidë më vetë. Mauro Cani nga Vora, i cili jeton në Holandë ka një karrierë mbresëlënëse.

Ai arriti të rrëmbente brezin “Elitë” të kampionatit absolut të Holandës në përballje me kapionin aktual të Holandës.

I ftuar në”Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, boksieri Cani ka treguar edhe hapat e parë të karrierës.

Cani: Me një disiplinë të hekurt dhe në një kohë shumë të shkurtër arrita të shpallem kampion Shqipërie. Në boks kam shkuar në moshën 17-vjeçare dhe një vit më vonë jam shpallur kampion në Shqipëri për të rritur. Në ndeshjen time të tretë u ndesha me nënkapmionin e Evropës dhe e mposhta në Kosovë. Pastaj mendova se kush është shteti më i fortë që unë mund të bëj boks. Ishte Anglia. Shkova aty dhe vazhdova sportin e boksit.

Fatkeqësiht nuk mund ta ktheja në punë të paguar për shkak të dokumenteve. Në vitin 2017 u shkëputa nga puna dhe vendosa t’i hyja boksit shumë fort. Fitova katër ndeshje. Në Holandë kam dy vite që jetoj. Vitin e kaluar iu përkushtova dhe u ndesha me kampionin e Holandës. Nuk arrita të fitoj. Pastaj më kapi inati, se shikoja dhe shokët e mi që arrinin suksese të mëdha, thashë pse jo duhet të arrij dhe unë diçka. Këtë vit iu përkushtova. Fitova tre ndeshje në Holandë, ku mposhta dhe kundërshtarin që humba vjet. Tani përfaqësoj shtetin e Holandës./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *