Zjarri ka përfshirë një pikë karburanti jashtë funksionit si edhe një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë.

 

Shkak është bërë një ngjarje aksidentale ku sipas të dhënave drejtuesi i një kamioni ka përfituar nga mundësia për tu çlodhur në hapësirën jofunksionale të karburantit.

 

Mësohet se i lodhur nga rruga ai ka ndaluar kamionin në afërsi të pompave të karburantit dhe ka ndezur sistemin e ngrohjes para se të flinte por automjeti është përfshirë nga flakët dhe madje edhe vetë drejtuesi ka marrë dëmtime.

 

Si pasojë e përhapjes së flakëve dëmtime janë shënuar edhe në ambjentet e lokalit i cili funksiononte si pikë bastesh dhe restorant dasmash. Nga flakët është djegur edhe një autoveturë e cila ndodhej e parkuar në afërsi të kamionit ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe karburanti ku mësohet se janë djegur pompat dhe pajisje të tjera. Policia po heton për ngjarjen e cila dyshohet se është aksidentale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *