Subscribe

Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku, dy personat e arrestuar një ditë më parë nga policia, kanë bashkëpunuar me grupin hetimor dhe pritet të dalin në dritë emrat e personave të tjerë si dhe kokat e grupit kriminal të trafikut të drogës të cilët kaluan në Mal të Zi 2.6 ton marihuanë.

 

Burime policore tregojnë se dy të prangosurit kanë treguar detaje të rëndësishme në lidhje me funksionimin e rrjetit te trafikut të drogës.

 

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë dhënë emra konkret, të cilët po mbahen në vëzhgim. Në deklarimet e tyre, Shurdhi dhe Tabaku kanë treguar vendin ku është marrë sasia e kanabisit si dhe rolin që kapur secili. Emrat e trafikanteve po mbahen sekret për shkak të hetimeve që po kryhen.

 

Ndërkohë, SHÇBA ka nisur hetimet për policet ne doganën e Hanit të Hotit, të cilët kishin përgjegjësi të kontrollonin kamionin. Mjeti i tonazhit të rëndë kaloi dy skanerë në pikën doganore në Han të Hotit, një të palës shqiptare dhe atë malazeze.

 

Kjo ka ngritur dyshimet se grupi kriminal është ndihmuar nga autoritetet doganore. Kamioni i nisur me fruta-perime nga Greqia, ndaloi në Lushnje ku dhe u ngarkua sasia e madhe e drogës. Kamioni u ndalua në afërsi të Podgoricës, pasi policia kishte në vëzhgim për shkak të informacioneve të mëparshme. Për ngjarjen në Mal të Zi u arrestua edhe shoferi, Elvis Çalliku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *