Shërbimet e Komisariatit Nr.5 të kryeqytetit arrestuan në flagrancë duke vjedhur në një banesë në Kamëz një 32 vjeçar.

 

32 vjeçari i arrestuar është me inicialet G. D., banues në Babrru/Kamëz.

 

Sipas policisë, 32 vjeçari kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në pronësi të shtetases A.L., 33 vjeçe në rrugën “Halit Haxhia”. Por gjatë tentativës për të vjedhur 33 vjeçari u pikas nga pronarja e banesës e cila njoftoi menjëherë autoritetet.

 

Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

 

32 vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *