Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ndaj hetimeve që prokuroria speciale po zhvillon për çështjen  ku është përfshirë edhe vetë ai. Gjatë një deklarate për gazetarët, Meta akuzoi SPAK-un se po përdoret politikisht.

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë dhe e di që kam qenë gjithë jetën në hetim, e dimë që prokurorë që janë prodhim më i drejtpërdrejtë  saj kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Ilir Metën”, tha kreu i PL-së Ilir Meta.

Meta theksoi se asnjë goditje politike nuk do të mund të zhbëjë Partine e Lirisë.

“Unë jam këtu e do jem gjithnjë këtu përballë jush dhe nuk ka asnjë forcë që mund të zhbëjë Partine e Lirisë dhe nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi të godasë Ilir Metën i cili mbrojti reformën në drejtësi”, shtoi Meta.

Gjatë muajve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë është parë dy herë në ambientet e prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ku u thirr për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për çështjen Cez Dia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *