Tërhiqet nga futbolli i luajtur futbollisti gjerman, Benedikt Howedes.

32-vjeçari, I cili u shpall kampion Bote me Gjermaninë në vitin 2014, është tërhequr nga futbolli për arsye familjare.

Futbollisti gjerman, mbylli marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës me konsensus të dyanshëm muajin e kaluar, teksa kampionati rus ishte i pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbylluara ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli i luajtur. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman për “Der Spiegel”.

Mbrojtësi i rritur te Schalke, ka veshur edhe fanellën e Juventusit në sezonin 2017-18 për tu transferuar më pas te Lokomotiva e Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *