Subscribe

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e Klodian Rashës, në të cilën ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasje me dashje.

 

Me kokën ulur, Hajdari i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës.

 

Pala mbrojtëse ka kërkuar ndryshimin e akuzës në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme si dhe gjykim të shkurtuar.

 

Të pranishëm në seancë ishin babai dhe të afërm të tjerë të të riut.

 

Në fund të seancës babai i Klodianit e ka quajtur një vrasje makabre vdekjen e djalit të tij.

 

 

Klodian Rasha, u vra në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt nga ish-punonjësi i policisë. Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, që dukej se ishte pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të Rashës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *