Subscribe

Merr fund saga e hidrocentralit të Kalivaçit në luginën e Vjosës. Pas prishjes se kontratës me kompaninë italiane, Ministria e Energjisë rihapi garën, nga e cila rezultoi se fitues i këtij koncesioni është bashkimi i përkohshëm i një shoqëri turke dhe një shqiptare.

 

Autoritetet njoftuan zyrtarisht mbylljen e procesit për këtë koncesion, një garë që u zhvillua përmes tenderit ndërkombëtar. Në të  morën pjesë 3 kompani, mes tyre edhe firma shqiptare, por komisioni vlerësoi se konsorciumi i shpallur fitues, i plotësonte kriteret e përcaktuara, ku thelbësore ishte minimizimi I efekteve negative në mjedis.

 

Ndërtimi i këtij Heci kap vlerën e 125. 3 milionë euro, pa TVSH, ndërsa koha e zbatimit të punimeve është 30 muaj. Koncesioni do të jepet për një periudhë 30 vjeçare: ai ka rëndësi pasi do të plotësojë nevojat e jugut për energji elektrike.

 

Historia e ndërtimit të Hecit të Kalivaçit nis që në vitin 1997 kohë kur me vendim qeverie, ky koncesion ju dha një kompanie italiane. Nga ajo kohë e deri më sot, kjo vepër publike jo vetëm që nuk u ndërtua por u bë pjesë e një historie te dyshuar për mashtrime, si nga kompania italiane, si me bankat ashtu edhe me nënkontraktorët dhe qeverinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *