Koreja e Jugut shtoi edhe më shumë spekulimet për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Moon Chung-in, këshilltari i lartë i politikës së jashtme për presidentin e Koresë së Jugut, tha se gjendja shëndetësore e Kim Jong Un është shumë e mirë.

“Ai është gjallë dhe është mirë. Ai ka qëndruar në zonën Ëonsan që nga 13 prilli. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani”, tha ai për “CNN”.

Gjatë ditëve të fundit u ngritën dyshime se Kim Jong Un kishte vdekur pasi ai nuk është parë në publik prej dy javësh.

Këshilltari i Jashtëm i Donald Trump, Lindsey Graham pohoi se ai beson që Kim Jong Un ka vdekur.

“Ajo është një shoqëri e mbyllur. Nuk kam dëgjuar asgjë drejtpërdrejt, por do të tronditem nëse ai nuk vdekur ose nuk është i paaftë për të vepruar. Sepse nëse do të ishte e kundërta, nuk do të lejohej që thashetheme si këto të zgjasnin kaq shumë dhe të mos ketë një përgjigje. Kështu që unë besoj se ai ka vdekur ose është i paaftë. Dhe shpresoj se njerëzit e Koresë së Veriut që vuajnë shumë do të marrin ndonjë lehtësim nëse ai ka vdekur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *