Juventus e mbylli me fitore vitin 2021, pasi mundi Kaljarin 2 me 0 në Torino.

 

Përtej lojës pa shkëlqim, bardhezinjtë ishin cinik dhe morën atë që deshën nga një ndeshje, pas së cilës skuadra e Alegrit i është afruar zonës Champions me 4 pikë distancë nga Atalanta. Protagonist i vendasve në pjesën e parë Moise Kean.

 

Sulmuesi ishte pranë golit që në fillim në dy raste, teksa fillimisht goditi jashtë me kokë dhe më tej ishte i pafat kur topi u përplas në shtyllë.

 

Rezultati gjithsesi do të zhbllokohej në minuten e 40, me protagonist edhe njëherë dyshen Bernardeski dhe Moise Kean, me këtë të fundit që me devijimin final kaloi Juventusin në avantazh.

 

Në pjesën e dytë, një Juventus i përgjumur, i dha mundësi Kaljarit të krijonte dy raste të shkëlqyera për gol, mirëpo fillimisht Dalbert me një gafe pas pasimit të Belenavos dhe më tej një super Shcezni pas gjuajtjes se Zhoa Pedros, i mohuan miqve barazimin.

 

Me të kaluar kjo frikë, bardhezinjtë mbyllën ndeshjen me një diagonal të bukur të Bernardeskit.

 

Suksesi Juventus u kombinua edhe me barazimin e Atalantës 0 me 0 në transfertë kundër Xhenovës. Bergamaskët nuk e thyen dot murin e ngritur nga skuadra e Shevcenkos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *