Ata u përfolën për një rilidhje të mundshme, pasi u panë të hynin në një kishë së bashku. Por a duhet të na bëjë kjo të mendojmë për një lidhje të mundshme? Ai në fakt u komentua për urinimin në pantallona, ditën e djeshme, por përgënjeshtroi gjithccka. Justin Bieber nuk mund ta bënte një gjë të tillë, por një incident me një buqetë lulesh I kishte ndodhur në makinë.

 

Por së fundi, këngëtari kanades është vënë sërish në qëndër të mediave rozë. Kourtney Kardashian është parë të mbërrinte në një kishë nate rreth të njëjtës kohë si ylli i muzikës pop, Justin Bieber. Bukuroshja 37-vjeçare dhe ishi i saj 22-vjeçar, u përpoqën të ruanin një profil të ulët, ndërkohë që u bashkuan në këtë vend adhurimi, për pak lutje mbrëmjeje. Veshja që motra e madhe Kardashian zgjodhi për këtë rast,  ishte pak më provokuese se personi i zakonshëm që shkon në kishë, por fundja nuk është se prisnim gjë tjetër nga një Kardashian. Me siguri po sigurohej që Bieber të kishte çfarë të shihte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *