Subscribe

Talo Çela është një ndër personat e botës së krimit më të kërkuar për momentin. Ai është shpallur në kërkim për grabitjen e ndodhur në Rinas në vitin 2019. Gjatë kësaj ngjarjeje, autorë të maskuar vodhën një sasi të konsiderueshme parash, të cilat po ngarkoheshin në avion.

 

Gjithashtu mbeti i vrarë edhe një prej autorëve të ngjarjes për shkak të shkëmbimit të zjarrit me policinë. Talo Çela dyshohet të jetë autor edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 27 prill të këtij viti.

 

Talo Çela është bërë i njohur si një nga autorët e vrasjes përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla,të arrestuar për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

Prokuroria kishte dyshime se dy viktimat kishin njohje me grupin e grabitësve të Rinasit pasi në telefonin e tyre u zbuluan mesazhet me Admir Muratajn, kreun e grupit kriminal.

 

Talo Çela tashmë është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Vëllai i tij, Bujar Çela, u vra mëngjesin e kësaj të enjteje para një lokali në Bradashesh të Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *