Subscribe

Jozefina Topalli u pyet në emisionin “Quo Vadis” lidhur me akuzat në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Martyt.

 

Ish-kryetarja e Kuvendi deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

 

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave  të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *