Dramat mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard duket se nuk kanë ndërmend të përfundojnë, ndonëse çifti i dha fund martesës me një divorc jo pak të bujshëm.

 

Së fundmi, mësohet se Depp e ka akuzuar aktoren e njohur se ka kryer nevojat personale në shtratin e tyre martesor, në shenjë hakmarrjeje pasi ai kishte mbërritur me dy orë vonesë në festën e saj të ditëlindjes.

 

 

Burime pranë aktorëve pretendojnë se pastruesja ka gjetur feçe mbi krevat, pasi Depp ishte larguar nga shtëpia ku sapo ishte zënë me bashkëshorten dhe madje thuhet se për këtë, ka edhe prova fotografike eksplicite.

 

Megjithatë, burime pranë aktores e kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se jashtëqitja e gjetur në shtratin e tyre, në fakt ka qenë e qenit të çiftit, të quajtur Boo.

 

 

‘Boo ka probleme të rënda të zorrëve. Nuk ka qenë kurrë diçka e qëllimshme.”-ka thënë burimi pranë Amber Herad.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *