Subscribe

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka dhënë këtë të shtunë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar edhe pasardhesin e Xhafajt.

 

Kryeministri pasi ka shprehur falenderime per punen e Xhafajt, ka bere me dije se gjeneral Sander Lleshi do te jete ministri i ri i Brendshem.

 

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”

 

Dorëheqja e ministrit duket se ka ardhur pas akuzave të shumta që ka bërë opozita në drejtim të tij. Opozita e akuzoi Xhafajn se po përdorte postin e ministrit për të mbrojtur të vëllain trafikant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *