Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë,

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal edhe njëherë tek çështja e universiteteve. Sipas tij situata me arsimin ka ndryshuar, por me universitetin mbeten ende pas. Kreu i qeverisë përsëriti se hapja e universiteteve publike të huaja në vendin tonë do të jetë një mundësi e mirë për studentët.

“Flisnim për klasa që s’kishin xhama, mësues të pasigurt që përdoreshin politikisht dhe që lëvizin sa andej këtej ndërkohë që sot jemi në një nivel tjetër. Flisnim për libra që ishin pa lidhje fare. Por që këto gjërat bazë janë vendosur bëhen shumë më evidente problemet e cilësisë. Sigurisht që kjo ndikon pastaj në shumëçka tjetër që vjen më pas, për atë që vjen më pas janë dakord me ju. Nëse në nivelin e shkollave të mesmes apo më poshtë janë bërë disa ndryshime që janë vërtetë të rëndësishme dhe kanë krijuar një bazë të re. Në universitetin jemi ende mbrapa dhe po bëjmë çmos që të sjellim sa më shumë universitete të huaja në Shqipëri dhe hap pas hapi të arrijmë në dhënien e diplomave të parasvlefshme. Të gjeni këtu universitete të huaja publike. Ky është një proces dhe do të na çojë në një nivel tjetër. kemi dosa hapa të mirë. Këtu nuk bëhet fjalë për maturantët e këtij viti dhe ata të vitit tjetër sepse do të kërkojë kohën e vet ky program,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *