Mijëra protestues kanë marshuar në javën e 21 të protestave në rrugët e Parisit dhe të gjithë Francën kundër qeverisë së presidentit Emanuel Macron.

 

Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm 3 mijë protestues ishin mbledhur në Paris ndërsa pasditen e së shtunës, numri i protestuesve në të gjithë Francën i kaloi 22 mijë.

 

Edhe pse nisi e qetë, protesta degjeneroi në dhunë mes policisë dhe protestuesve. Uniformat blu përdorën gazin lotsjellës.

 

Protestat e “jelekverdhëve” nisën nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit. Por ato u shndërruan në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së Macron dhe standardit të jetesës së punëtorëve.

Javët e fundit qeveria franceze ka mobilizuar një numër më të madh efektivesh policie për te rritur sigurinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *