Subscribe

Edhe këtë vit turizmi duket se do të përbëjë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, falë fluksit të lartë të turistëve të huaj që hyjnë në vend.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në tre muajt e parë të vitit Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milion turistë të huaj, një shifër kjo që krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar, është 59.5% më e lartë.

 

Këto të dhëna konfirmojnë pritshmëritë pozitive që operatorët turistikë kanë për këtë sezon, ndërkohë që sfidë mbetet tejkalimi i shifrës rekord të vitit 2022 prej 7.5 milionë turistësh të huaj.

 

Referuar raportit të Institutit të Statistikave, vizitorët më të shumtë në numër kanë ardhur nga vendet e Evropës, kryesuar nga shtete të tilla si Italia, Spanja apo Portugalia.

 

Në krahasim me vitin 2022, gjatë periudhës janar-mars është regjistruar po ashtu një rritje e ndjeshme e turistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që hyjnë në vendin tonë, ndërsa vihet re edhe një interes më i lartë i vizitorëve nga Azia, numri i të cilëve është dyfishuar në muajt e parë të 2023.

 

Arsyeja kryesore pse turistët e huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe është për pushime dhe vizita tek të afërm, por ka edhe nga ata që kalojnë transit nga vendi jonë për të shkuar në shtete të tjera.

 

Vitin e shkuar, që konsiderohet si viti më i mirë turistik, u mblodhën 2.8 mld euro të ardhura nga turizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *