Katër vite më parë kur  ishte vetëm 16-vjeç, Kylie Jenner vendosi të frynte buzët. Pas këtij ndryshimi i cili nuk ishte i vetmi, ajo nuk kishte lidhje me imazhin e saj të mëparshëm.

 

 

Pasi u bë nënë Kylie duket se ka reflektuar dhe ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Ajo ka vendosur të heqë silikonin që kishte vendosur në buzë dhe ndryshimi është shumë i dukshëm, ajo është sërish si më parë, pa ekzagjerime. Kylie e ka pranuar këtë fakt në një koment që i ka bërë një prej fansave të saj, e cila aludonte se 20-vjeçarja po dukej sërish si më parë.

 

 

Hoqa qafe të gjithë acidin për mbushje”-i është përgjigjur ajo komentueses. Pas këtij komenti ndjekësit e saj në rrjetet socile e kanë komplimentuar për këtë vendim dhe për mënyrën sesi duket.

 

 

Kjo është hera e parë që komentoj në faqen tënde dhe jam këtu vetëm për të thënë që dukesh me të vërtetë e mrekullueshme pa atë botoksin”- ka shkruar njëra prej tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *