Zbërthehet kuptimi i shenjave misterioze që u gjetën në trupin e pajetë të 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, e cila humbi jetën disa ditë më parë në Tiranë.

 

Figurat e shkruara me lapostil të kuq në barkun e viktimës dyshohet se janë një bashkim i simboleve rune. Këro simbole përdoren si një metodë për t’u lidhur me versionin më të lartë të vetes, udhëzimin e brendshëm dhe si një metodë për parashikimin e së ardhmes.

 

Fillimisht u raportua se e reja kishte ndërruar jetë pas një infeksioni në dhëmballë. Mirëpo, pas shkrimeve në trupin e saj, u hodhën dyshime nëse e reja ishte pjesë e ndonjë sekti fetar.

 

Në një reagim, daja e saj ka mohuar që 23-vjeçarja të ishte përfshirë në ndonjë sekt fetar.

 

Kuptimi i shenjave:

Tiwaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet.

Odal, romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar.

Algiz, pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *