Subscribe

Berati është cilësuar si një nga qytetet më problematike për shkak të bandave që mbizotërorin sidomos në vitet 90’.

Policia e Shtetit publikoi listën me emrat e 16 personave më të kërjkuar në këtë qark, të dënuar me 25 vite burg e burgim të përjeshtshëm për vrasje, si dhe për vepra të tjera të rënda penale.

Një ndër më të kërkuarit është Musa Protoduari: ai është dënuar përjetë, për krijim bande të armatosur dhe vrasje në vitin 1997 në Urën Vajgurore, ku u qëlluan për vdekje 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Për këtë ngjarje, u dënua edhe bashkëshortja e tij, Fatbardha si dhe disa persona të tjerë.

Në listën e policisë është edhe emri i Byniamin Hajro, i dënuar me 26 vite burgim për vrasjen e 2 personave në Berat, në Qershor të 97’-ës. Mes të kërkuarve është edhe Vasil Bajraktari, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa 6 vite më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda i konfiskoi shtatë apartamente, një lokal dhe disa llogari bankare që kapin shumën e 130 mijë eurove, për të cilat dyshohej se i kishte vënë nga trafiku i prostitutave.

Listës me emrat e më të kërkuarve të Beratit i është shtuar edhe ai i Mirela Muhametllarit, tashmë 43 vjeçe. Ajo është dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, pasi ka tentuar të kalojë 40 kg drogë me avion nga Rinasi.

 

Kliko me poshte per teg gjitha fotot:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *